Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Mësohet se viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi.
Baloshi u dërgua i plagosur në spitalin i Traumës. Sipas informacioneve paraprake i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa autori është identifikuar si Sadik Llanaj. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar. /Euronews.al/