Vrasja në Prizren, drejtori i spitalit të Kukësit jep detaje

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Konflikti dyshohet të ketë nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Për këtë rast janë ndaluar gjashtë persona, përfshirë edhe Dibran Hoxhajn të njohur si “Kobra”.

Pas ngjarjes dy viktimat janë dërguar në spitalin e Kukësit, drejtori i të cilit ka dhën detaje në emisionin “Frontal” të T7.

Sulejman Sokoli tha se rreth orës 04:30 në spitalin e Kukësit është paraqitur një veturë, derisa shtoi se i ndjeri ka shkuar pa shenja jetë, ndërsa i plagosuri tashmë është dërguar në spitalin e Tiranës.

“Në orën 4:30 është paraqitur një makinë për të kërkuar ndihmë, njëri është konstatuar i vdekur ndërsa tjetri ka ardhur i plagosur në këmbën e djathtë. Ai pas dhënies së ndihmës së parë, është dërguar në Tiranë… Është jashtë rrezikut për jetë… Viktima ka ardhë pa shenja jetë, pastaj është njoftuar policia dhe organet kompetente”, ka thënë Sokoli.

Të ngjashme