Vrasja në Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë, Prokuroria: Ishte e dhunshme, nuk ka të dyshuar

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi të mërkurën se vrasja që ka ndodhur një ditë më parë brenda Shoqatës së të Shurdhërve, ishte e dhunshme.

Prokuroria njofton se viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, ndërsa sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dal në vendngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se deri më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por “prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale ‘Vrasja’, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”.

Të ngjashme