Vrasja te lokali “Kobra City”, Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim Roland Susurit

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit Roland Susurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrje në rrahje dhe manipulimi me prova lidhur me vrasjen e Visart Cengut, në lokalin “Kobra City”.

Seanca ishte mbajtur mesditën e së shtunës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të pandehurit Roland Susurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje edhe për 1 muaj, tregojnë burimet nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren Nazan Shero, ka thënë të shtunën për Gazetën Sinjali se ka fillur hetimi ndaj të dyshuarit dhe zgjerimi i hetimeve, i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale pjesëmarrje në rrahje dhe manipulimi me prova.

“Prokuroria brenda afatit ligjor ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit”, tha prokurorja Shero, duke mos dhënë informacione tjera.

Të ngjashme