Kancelari Scholz shkoi urgjentisht në Beograd dhe me presidentin Vuçiq arriti një Memorandum jashtëzakonisht të rëndësishëm, që Serbisë i mundëson jo vetëm rreth 6 miliardë investime, por edhe hapjen afatgjatë të mijëra vendeve të punës dhe çka është më e rëndësishmja, e shton peshën e fjalës së Beogradit si në Berlin, ashtu edhe në Bruksel e Paris… Gjermanisë dhe BE-së i siguron rreth 17% të nevojave të litiumit, që shumëkush e auan “ari modern” sepse ai përdoret për kompjuterë, telefona celularë… dhe çka është më e rëndësishme – për bateritë e makinave elektrike, ku Gjermania po bën garë me Kinën.
Scholzi i përmendi me pak fjalë Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën (besoj se Kosova në javët dhe muajt në vijim do ta kuptojë edhe më mirë se cila është domethënia e kësaj marrëveshjeje), por nuk u përmendën vjedhjet e votave, autokracia e Vuçiqit, raporti i ngushtë i Serbisë me Rusinë e Kinën, shtypja e opozitës e mediave të pavarura…
Në Loznicë, shumë afër zonës ku do të nxirret litiumi, u vra personi me emrin Faton Hajrizi (ngushëllime familjes!). Dyshohet se ai më parë ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Dikush e quan ate terrorist e kriminel, të tjerët hero dhe trim, ndërsa unë mendoj se ky person është viktimë e vendimeve të gabuara në 25 vitet e fundit – duke u nisur nga vendimet e UNMIK-ut e deri më sot. Në mediat serbe janë publikuar edhe armë me mbishkrimin UÇK – që është shumë me rëndësi, sepse dikush do ta paraqesë këtë si një sulm terrorist, ndërsa UÇK-në si organizatë terroriste…
Mendoj se ky rast nuk është mbyllur dhe se dikush nga politika duhet të japë përgjegjësi. A do të japë, nuk e besoj! Ministria e Jashtme paska kërkuar shpjegime dhe detaje nga Serbia. Po ashtu mendoj se disa media kanë luajtur një rol shumë të diskutueshëm në këtë rast…
Pothuajse mbarë bota ishte dje e bllokuar nga një gabim i një organizate kupjuterike (pasojat do të ndjehen edhe disa ditë). Kaos në banka, aeroporte, spitale, administratë, sisteme kompjuterike, media… posthuajse gjithandej. Kjo tregon se sa e rrezikshme mund të jetë lufta kibernetike dhe sa e papërgatitur është bota për një luftë të tillë!
Nga ana tjetër, në Shqipëri edhe dje ka vazhduar fushata dhe kundërfushata rreth turizmit, çmimeve, kosovarëve dhe shezlongave të zbrazëta. Rama thotë se është shtuar për 24% numri i kosovarëve pushues në Shqipëri, e disa të tjerë publikojnë plazhe të zbazëta…
Ndërsa në Kosovë? Kosova akoma nën sanksione (masa ndëshkuese). Vjosa Osmani po vazhdon me disa takime dhe bisedime, me siguri të rëndësishme, por rezultatet, për fat të keq, akoma të vakëta… Udhëtarët nga Kosova po arrestohen nëpër vendet fqinje, për shkak të dyshimeve të dyshimta…
Nuk e di a u la dikush dje në Ujman apo shkoi për të pirë ndonjë kafe në veri?
Fundjavë të këndshme miq!