Vrasje në Pejë, një i vdekur dhe një i plagosur

Pejë | 24 Shk 2017 | 13:37 | Nga

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Pejë. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi”.

Në lidhje me rastin, një person është arrestuar, kurse një tjetër është në kërkim.

Policia ishte njoftuar për një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast ishin plagosur dy persona me inicialet I. N. dhe B.N.

“Viktimat janë dërguar në urgjencën e Spitalit rajonal në Pejë për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Viktima I.N. nga plagët e marra ka nderuar jetë rreth orës 12:50, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima B.N është i plagosur në dorë dhe gjendja e tij për momentin sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitet përgjegjëse të PK-së, pas marrjes se informacionit, menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes për të siguruar prova dhe dëshmi dhe për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe lidhur me këtë menjëherë është informuar prokurori i shtetit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme