Vrau 17 vjeçaren, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm të riun

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me  burg përjetë Robert Përpepajn, i riu i cili i mori jetën 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj.Togat e zeza të kryeqytetit shqiptar pranuan kërkesën e Prokurorisë, e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë për të riun.

Robert Përpepaj, akuzohet  për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënoi atë me  23 vite burg.

Ndaj Përpepajt, Prokuroria ngriti akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme