Vrau dy derra, i konfiskohet arma

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 15:06 | Nga

Policia njofton se në orët e pasdites së 12 janarit, një i dyshuar me mbiemër Tixhaj kishte dalë për gjah në bjeshkët e Vrshevcit dhe i cili me pushkë gjysmë automatike ka vrarë dy derra të egër.

Pas pranimit të informacionit, hetues policorë nga Suhareka kanë shkuar tek i dyshuari dhe kanë kërkuar armën e zjarrit të cilën pa hezitim ua jep i dyshuari.

“Arma është pushkë gjysmë automatike me tre fishekë të kalibrit 7.62 mm e prodhimit kinez, e cila është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë në cilësi të provës materiale. I dyshuari do të kallëzohet në prokurori për veprën penale Gjueti e kundërligjshme dhe Armëmbajtje ilegale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme