Vrau kunatën e tij me dru në kokë, policia arreston 34-vjeçarin në Shqipëri

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar Erdet  Çapokun, pasi që i njëjti ka vrarë kunatën e tij duke e goditur atë me shkop druri në kokë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit thuhet se Erdet Çapoku është arrestuar në kohë rekorde, transmeton Telegrafi.

“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë”, thuhet në njoftim.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Ndryshe, Erdet Çapoku 34-vjeçar ka vrarë mbrëmë kunatën e tij rreth orës 23:40, duke e goditur atë me shkop druri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme