Vrau mikun e shtëpisë për barin, braktiset nga familjarët në gjykatë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 52-vjeçarin Tonin Ndoj, i cili dy ditë më parë në Merqi vrau mikun e familjes, kryeplakun e fshatit, Gjin Marku. Report Tv siguron pamjet kur autori i vrasjes doli nga ambientet e gjykatës pas masës së sigurisë, ndërsa në momentin e dhënies së sigurisë e pranishme ishte vetëm vajza e tij.  Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në fshatin Mërqi.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Ndoj. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

1561111553_1561110902toninndoj.jpg

Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë sëbashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës  Gjin Marku, ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndoj ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij.

Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka patur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat 63 vjeçarin Marku e lanë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika. Ky i fundit u largua për t’u arrestuar pak orë më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme