Vritet diplomati turk në pjesën kurde të Irakut

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një diplomat turk është qëlluar për vdekje në një restorant në qytetin kurd të Irakut, Irbil.

Sipas burimeve të BBC-së, zëvendësi i konsullit të Turqisë, i cili thuhet se ishte duke drekuar me dy persona të tjerë, është në mesin e të vdekurve.

Burimet thonë se dy personat e armatosur kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe forcat e sigurisë kurde kanë mbyllur zonën përreth.

Askush ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Raportet fillestare kishin sugjeruar se tre persona të konsullatës turke ishin vrarë.

Turqia ka kryer rregullisht ofanzivë kundër luftëtarëve militantë kurdë që veprojnë nga Iraku.

Të ngjashme