Vritet me thikë një 60 vjeçar nga fqinji i tij në Korçë

Prishtinë | 09 Gus 2022 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Një 60-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë në Maliq të Korçës. Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, aty ku ka ndërruar jetë.

Tvklan ka mësuar se i dyshuar gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i dyshuari janë fermerë.

“Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori i dyshuar janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës gjë që i ka marrë jetën njërit prej tyre”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme