Vritet në Gjermani boksieri Besar Nimani

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kosovar, Besar Nimani, (38-vjeçar) u vra sonte në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, nga persona ende të panjohur.

Lajmin për Indeksonline e konfirmoi vëllai i të ndjerit, Berati.

Kurse gazeta gjermane “BILD” jep detaje shtesë në lidhje me këtë vrasje të ndodhur rreth ores 18:30, që tronditi qytetin në Gjermani.

Një dëshmitar thotë se një grup prej pesë apo gjashtë personash ishin të ulur në një kafene, ku papritmas u dëgjuan të shtëna armësh.

“Isha i ulur në kafenenë De Lorenzo Galateria Italiana. Në atë moment dëgjova të shtëna. Më pas policia rrethoi gjithçka. Sido që të jetë, keq që autorët (ishin të paktën dy të tillë, kaluan me vrap) dhe ende po vrapojnë lirshëm. Dhe ajo që më duket më e keqja nga të gjitha është se diçka po ndodh në qytetin e bukur e të vjetër”, ka shkruar një dëshmitar në rrjetet sociale

Gjatë boksit profesionist ai zhvilloi 27 meçe, shënoi 26 fitore dhe barazoi një herë, kurse humbje s’kisha fare.

Sipas medieve gjermane, ndaj ish-boksierit kishte pasur edhe një tentim për vrasje në vitin 2013.

Të ngjashme