Vritet një 27-vjeçar në Prishtinë, policia ka identifikuar të dyshuarit

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

A.J. 27-vjeçar ka mbetur i vrarë, sot rreth mesditës në Prishtinë, pasi është qëlluar nga armë zjarri derisa po udhëtonte me veturën e tij, raporton Ekonomia Online. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, të
dyshuar janë familjarë të gruas.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 11:45, në rrugën “Haxhi Zeka”, e cila të çon në Kolovicë, përkatësisht afër market “Toni”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë se bëhet fjalë për viktimën me inicialet A.J.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij. Ai nuk iu ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë”.

“Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha Ahmrti, për Ekonomia Online.

Përveç mjekëve në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Ekipi i Forenzikës, si dhe prokurori.

Pas ekzaminimit, ata kanë larguar nga vendi i ngjarjes një makinë të tipit “Opel”, me të cilën po udhëtonte viktima, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.

Disa medie kanë raportuar se të dyshuar janë miqtë, pra familjarë të gruas, të viktimës; dhe se së paku një person është arrestuar.

Por, zëdhënësi i policisë Agron Borovci tha se janë identifikuar personat e dyshuar , por ene nuk ka të arrestuar.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, tha Borovci.

LEXO EDHE:

LEXO EDHE: Prokuroria flet për vrasjen e 27-vjeçarit: Po punohet në identifikimin e të dyshuarve

Foto: Ekonomia Online

Të ngjashme