Vritet një kosovar në Austri

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 09:45 | Nga

Dita e enjte ka qenë fatale për një kosovar që jetonte në Austri. Indeksonline mëson se të enjten rreth orës 22-20, një llapjan është vrarë në kryeqytetin austriak, në Vjenë.
Sh.A janë inicialet e të vrarit me prejardhje nga fshati Shtedim i Podujevës.

Policia austriake dyshon se vrasja është kryer nga dy shqiptarë nga Maqedonia. Arsyeja e këtij akti dyshohet të jetë një sherr i mëhershëm mes dy palëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme