Vritet një person në Podujevë, një tjetër mbetet i plagosur

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Repë të Podujevës, ku një person është vrarë dhe një ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur afër orës 13:00 sipas Policisë së Kosovës ku edhe kanë intervenuar me të marrë informacionin së bashku me ekipin mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi përmes telefonit për Metron.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë policia dhe ekipa e Mjekësisë Ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme