Një djalë i ri shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë luftimeve që po zhvillohen në Siri.
Viktima është 23-vjeçari E.Iseni, lindur në Haraçinë dhe me banim në Shkup të Maqedonisë.
I riu kur ishte 19 vjeç, u bashkua me luftëtarët në Siri.
Lajmi për vdekjen e tij u komunikua këtë të diel, ku familja e ka mësuar vdekjen e të riut nga shokët e tij në Siri.
Ndërkohë në luftimet në Siri, janë të pranishëm edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët gjithnjë e më rrallë komunikojnë me familjen e tyre.