Vuçiq dhe Merkel takohen në New York, temë kyçe Kosova

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në New York me kancelaren gjermane, Anglena Merkel.

Në këtë takim mes Vuçiq dhe Merkel, është diskutuar kryesisht për çështjen e Kosovës.

Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se sipas pikëpamjeve të Vuçiqit në këtë bashkëbisedim është ritheksuar qëndrimi i Serbisë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmes kompromisit, transmeton lajmi.net.

Në prag të udhëtimit të tij në New York, presidenti serb tha se po pret një seri takimesh dypalëshe dhe se me të gjithë bisedimet do të jenë të vështira. Me këtë ‘Blic’ thotë se nënkuptoi qëndrimin e vendosur të Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës, për të cilën një nga vendet më me ndikim në Evropë ia kujton vazhdimit politikanëve botëror.

Takimi po zhvillohet në një situatë ku Beogradi dhe Prishtinë në New York po përpiqen të marrin mbështetje diplomatike për pozicionin e tyre ne zgjidhjen e çështjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme