Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar në mëngjes kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq të cilin e informoi në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut.
“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë,” shkroi Vuçiq në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë së hënës u mbajt takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.