Vuçiq e njofton ambasadoren kineze për takimin e nesërm me Kurtin

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se ka kërkuar nga ambasadorja kineze Chen Bo që të takohet sot për ta njoftuar atë me situatën në Kosovë para takimit në Bruksel.

Vuçiq tha se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se kërkon që Prishtina të përmbushë atë që është marrë vesh”, njoftoi zyra e tij.

Nesër në orën 10:30 në kryeqendrën evropiane do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ky takim do të të ndërmjetësohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell dhe emisari I BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Të ngjashme