Vuçiq flet për zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 13:23 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se serbët përgjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë që u mbajtën dje treguan se dinë të njohin punën dhe kujdesen për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe dinë rëndësinë e momentit dhe zgjedhjeve që ata bëjnë, transmeton Indeksonline.

Vuçiq tha po ashtu se është e vështirë nëse dikush nuk e ka vërejtur se Lista Serbe ka fituar në raundin e parë nëntë nga dhjetë komuna, ku serbët janë shumicë dhe se është vetëm një komunë që do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Të ngjashme