Vuçiq: Kemi arritur një lloj marrëveshjeje, por nuk përfundon sonte

Ohër | 18 Mar 2023 | 23:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e Ohrit të shtunën “është arritur njëfarë marrëveshjeje”.

Sipas tij, megjithatë “asgjë s’ka përfunduar sonte”.

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje”.

“Edhe sonte pala shqiptare do të theksojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përkatëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vuçiq

Të ngjashme