Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua në Beograd me anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmitt.
Takimi, pas të cilit do të dërgohet njoftimi për media, filloi në orën 09.30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Koordinatori i Shërbimit Serb të Shtypit.
Dy deputetët gjermanë të hënën qëndruan për vizitë në Kosovë ku u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në Prishtinë ata theksuan se janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve.