Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti sot se në diskutimin me përfaqësuesin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Serbi, Eduard Kukan, se anëtarësimi i plotë në BE është prioritet i politikës së jashtme të Serbisë.
Ai shtoi se i gjithë rajoni e ka vendin në Bashkimin Evropian, i cili do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti serb njoftoi kryetarin e delegacionit Eduard Kukan për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit, sidomos themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, nuk janë përmbushur.