Vuçiq: Nëse duan biseda për kufij, nuk kam pse të shkoj në Bruksel

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 11:12 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk i ka pritur mirë deklarata e zyrtarëve të Kosovë e sidomos ato të presidenti Hashim Thaçi se në Bruksel do të bisedohet edhe për kufijtë Kosovë – Serbi, transmeton Koha.net.

Pas këtyre deklaratave, Vuqiq thotë të ketë ftuar njerëz në Bruksel dhe se atyre u ka thënë se nëse këto janë qëndrime të politikanëve kosovarë, atëherë të mos humbasim kohë dhe unë të mos vij, ndërsa ata më thanë të lutëm eja dhe të bisedojmë”.

“Nëse mendoni se ka grushte që më detyrojnë t’i dëgjoj deklarata e Thaçit dhe të tjerëve, mos më thërrisni. Nuk jam i fascinuar me këto ide dhe nuk frikohem. E keni gjetur njeriun e gabuar për presione, prandaj të mos humbasim kohë. Nëse jeni të gatshëm për kompromis, këtu jam. Serbia nuk do të flasë, por nëse mendoni se mund të bisedoni me ne në mënyrë të tillë, do të shkojmë dhe do t’ju falënderojmë shumë mirë, e së pari t’i përmbushni marrëveshjen e Brukselit”, ka citon Beta të ketë thënë Vuçiq.

Hashim Thaçi dje ka theksuar se në takimin më të ri me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq, do të bisedojë për kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme