Vuçiq: Ngërçi aktual rreth dialogut tejkalohet vetëm kur Kosova heq taksën

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se “ngërçi aktual” i dialogut mund të tejkalohet vetëm kur Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë.

Vuçiç shtoi se dialogu mund të vazhdojë kur Prishtina të pushojë me provokime, siç është ndryshimi në statutin e kompleksit minerar të Trepçës, e cila sipas tij është rrëmbim i pronës serbe.

Pas takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kiff, Vuçiq ka thënë se “Serbia gjithmonë do të përcaktohet për paqe e stabilitet në rajon”.

Ai vendimet e marra nga Kosova i ka quajtur “të dëmshme e të njëanshme”.

Vuçiç gjithashtu shprehu interesin e Serbisë në forcimin e dialogut politik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar, duke shpresuar se Brexit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe të të dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme