Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dërguar ngushëllime presidentit dhe kryeministrit të Shqipëriusë, Ilir Metës, përkatësisht Edi Ramës, me rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, duke lënë viktima e dëme materiale, transmeton Koha.net njoftimin e mediave të Beogradit.
“Po i sjikojmë me pikëllim pamjet e rrënimeve në Durrës dhe vende të tjera të Shqipërisë. Më lejoni që ju dhe familjeve të viktimave t’u dërgoj ngushëllime të sinqerta, si dhe të shpreh solidaritetin me ata që janë në kërkim të më të afërmeve.