Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë takimit të sotëm në Paris me Presidentin francez Emanuel Macron, temë kryesore e bisedës ka qenë Kosova.
Vuçiq, duke folur për mediat serbe, pas takimit me presidentin francez ka thënë se është biseduar për dialogun me Kosovën, përmbushjen e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, është një çështje e vështirë dhe nevralgjike për të gjithë Evropën, jo vetëm për Serbinë. Unë tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Besoj se do të kemi mbështetje serioze franceze në rrugën evropiane. Franca do të mbështesë Serbinë dhe në rrugën evropiane, unë gjithashtu besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për çështjen e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Lidhur me Kosovës, Vuçiç deklaroi se është e nevojshme që pala tjetër të kuptojë se “dialogu nuk është një ‘bunar [pus]’ dëshirash”.
“Nuk shoh asgjë që mund të afrojë te një dialogu serioz. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por çdo marrëveshje kërkon dy palë, por për momentin nuk shoh një tjetër”, tha ai.
Vuçiç tha se Beogradi do të presë të shohë nëse Prishtina do të përmbushë të paktën një pjesë të marrëveshjes së Uashingtonit.
Ai deklaroi se Serbia tani do të presë për të parë nëse Prishtina do të respektojë pjesën e saj të marrëveshjes së Uashingtonit dhe nëse do të lejojë ndërtimin e hekurudhës nga Prishtina deri në Merdar.
Siç deklaroi ai, Prishtina dëshiron një hekurudhë përmes Mitrovicës me Kralevën dhe Rashkën në mënyrë që të marrë hekurudhat serbe në veri të Kosovës.
“Ne kërkuam rrugën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdar, por ata nuk janë të interesuar, sepse nuk ka asnjë hekurudhë serbe që ata mund të marrin. Një çështje tjetër është Liqeni i Ujmanit, përveç notit në Ujman dhe një furnizimi të vogël të Zubin Potokut, nuk kemi asgjë tjetër”, tha ai.
“Unë pashë që Palmer (zyrtari i Departamentit të Shtetit) tmerrësisht rezistoi për t’i dhënë fund marrëveshjes midis Izraelit dhe Kosovës dhe unë e di se ai ishte kundër marrëveshjes së Uashingtonit. Tani do të shohim nëse doni të ndajmë burimet energjetike të Liqenit të Ujmanit”, tha Vuçiq.