Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin shtator, mund të ketë “një lloj vazhdimi të Samitit të Berlinit”.
“Mendoj se duhet kohë, për të folur për disa gjëra. Ju e dini se unë e urrej ta gjuaj fajin në anën tjetër, të përmendi taksat. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë gjërat e tyre, kështu që ne do të dalim me atë që është e jona”, tha Vuçiq.
Ai e bëri deklaratën, përderisa së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takuan përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjëve.
Në këtë takim, temë kyçe ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Francës, Macron e përfundon të martën vizitën dyditore në Serbi.
Gjatë kësaj vizite ai ka thënë se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.
Franca dhe Serbia nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes.