Vuçiq: Perëndimi “i pafytyrë” kërkon t’i heqim barrikadat

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po përballet “me pafytyrësinë” e disa fuqive perëndimore të cilat kërkojnë heqjen e barrikadave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, raporton gazeta serbe “Novosti”.

“Ne po përballemi me një pafytyrësinë e madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore, thonë hiqeni barrikadat dhe kthehuni në institucione, e pra së pari formoni Asociacionin, ky është detyrimi i parë sipas marrëveshjes së Brukselit. E të mos ju flas për atë se çfarë drame po kalojnë familjet e serbëve të arrestuar dhe pse? Sepse ata duan të mbijetojnë dhe të jenë vetvetja. A mos është Dejan Pantiqi Osama Bin Laden? Çfarë ka bërë Pantiqi? Na tregoni më në fund se çfarë ka bërë ai njeri. Ai është shfaqur në ndërtesën e tij me bukë dhe qumësht. Thonë se ndoshta do ta lirojnë për mjekim, por ROSU do ta çojë. Kjo tregon vetëm se cili është qëndrimi ndaj serbëve dhe Serbisë. Nuk është absurde që forcat e dikujt të jenë në “tokën e shenjtë serbe”, por është absurde që aty të jenë forcat serbe”, ankohet Vuçiq.

Ai thotë se pret përgjigje negative nga KFOR-i për kërkesën e Serbisë për futjen e forcave serbe në Kosovë, transmeton Paparaci.

Në konstatimin e gazetarëve se të gjithë po citojnë ambasadorin gjerman dhe thonë se Gjermania ka shkatërruar iluzionet për dominimin e Serbisë në Ballkan, Vuçiq thotë se “kurrë nuk ka fantazuar për dominim”.

“I përgëzoj për këtë, ne nuk kemi asnjë lloj dominimi, nuk kemi ëndërruar kurrë për dominim, por për bashkëpunim. Ne duam bashkëpunim të mirë me Gjermaninë, por ne kemi vendin tonë dhe njerëzit tanë dhe duam marrëdhëniet më të mira me Gjermaninë”, ka thënë Vuçiqi.

Të ngjashme