Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Moskë dhe ai thotë se ky është një nga takimet më të rëndësishme me Putinin në raport me të gjitha që kishte në vitet e fundit.
Mediat serbe raportojnë se në fokus të takimit do të jetë Kosova.
“Situata në rajonin tonë është shumë komplekse, është e nevojshme të matet çdo fjalë dhe veprim politik. Në momentet kur po përparojmë ekonomikisht dhe mund të jemi të kënaqur me përparimin ekonomik, kemi probleme të rëndësishme politike në rajon dhe, siç them, ka shumë që nuk është plotësisht e sigurt se çfarë do të ishte rezultati nëse do të kishte ndonjë shkelje të stabilitetit dhe paqes”, tha ai të hënën nga Moska.