Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, Rada Trajkoviç nuk përfaqëson as edhe një për qind të serbëve në Kosovë.
Në një intervistë për “Novosti”, siç transmeton insajder, Vuçiq ka thënë se kur dikush bënë akuza të tilla si Trajkoviq më mirë është të heshtin.
“Kur dikush ka nevojë që një kryetar shteti ta akuzojë për diçka të tillë, dhe ndërsa këta të njëjtit as që kanë qenë ndonjëherë në Kosovë, dhe as që ndonjëherë e kanë parë dhe takuar Ivanoviqin, më mirë është të heshtim dhe të mos reagojmë ndaj sulmeve të atyre që mendojnë se janë njerëz dhe që nuk duken si qenie njerëzore”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq thotë se “Trajkoviq përfaqëson 1 për qind të serbëve në Kosovë. Shumë të tillë i pëlqejnë kancelaritë e huaja, por kjo është një gjë e kotë kur populli nuk i pëlqen. Ose Dragan Gjilas – një njeri i cili organizon shfaqjen “Teleton” dhe i cili e di se si është bërë gjithnjë më i pasur, kurse populli gjithnjë më i varfër”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.
Ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.