Vuçiq: Turqia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 13:14 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Ankara, ku e ka takuar homologun turk Recep Tayyip Erdogan, nuk beson në ndryshimin e qëndrimit të Turqisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Turqia është fuqi e madhe, ka pranuar pavarësinë e Kosovës, është e pamundur të vijë deri te ndryshimi i këtij qëndrimi,” tha Vuçiq për mediat turke.

Ai shprehu bindjen se Turqia dëshiron qetësi dhe stabilitet në Ballkan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme