Presidenti i Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, do të takohen më 26 prill në margjinat e takimit “Një brez, Një rrugë” në Pekin.
Këtë e ka bërë të ditur kryediplomati serb, Ivica Daçiq sot në Moskë.
“Siç ka thënë Lavrov, data e takimit të tyre në Pekin tashmë është arritur, kjo është gjë shumë e mirë,” tha Daçiq duke shtuar se takimi do të jetë më 26 prill.