Zgjidhja për Kosovën është ende larg, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të martën në Moskë.
Vuçiqi tha se situata në Ballkanin Perëndimor është komplekse dhe se Serbia duron provokime, porse “dëshiron paqe dhe stabilitet”.
Ai e falënderoi Rusinë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Putin tha se në takim me Vuçiqin do të bisedohet për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën në rajon.
Ky është takimi i dytë i Vuçiqit me Putinin këtë vit.
Vuçiqi tha të hënën se do të kërkojë ndihmë nga Putini për çështjen e Kosovës.