Vuçiqi konfirmon anti-evropianizmin: 80 për qind e popullsisë kundër anëtarësimit në BE

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se 80 për qind e popullsisë është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu është shprehur presidenti kroat Zoran Milanoviq, gjatë një adresimi për medie, i cili tha se Vuçiq kështu deklaroi gjatë takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni.

Milanoviq theksoi se Serbia llogaritet si një rajon anti-evropain.

“Vuçiqi ka thënë se sot janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE- 80 për qind e popullsisë, llogaritet si një rajon anti-evropian”, ka thënë Milanoviq.

Milanoviq kur u pyet se a do ta njeh Serbia Kosovën, presidenti kroat theksoi se nuk kanë diskutuar për këtë.

Të ngjashme