Vuçiqi ndërmjet propagandës gebelsiane dhe politikës putiniane

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 15:51 | Nga Milazim Krasniqi

Vuçiqi e ka shtuar dramaticitetin e fushatës së tij elektorale dhe proputiniane, duke i keqpërdorë serbët e Kosovës.

Presidenti i Serbisë i ka ftuar dhe i ka takuar sot në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke lënë të nënkuptohet se është fjala për një gjendjeje të rrezikshme të sigurisë.

Ende nuk është e qartë a është ky dramaticitet pjesë e lojës së tij të njohur propagandistike gebelsiane, apo plan për ta çuar në vend idenë e Putinit për të nisur një konflikt të armatosur në zonën nën kontrollin e NATO-s.

Besoj se në ditët në vijim, do të jetë e qartë kjo gjë.

Varësisht nga zhvillimet e tilla në Serbi, qeveria jonë duhet të ketë një plan të qartë se si t’u shmanget provokimeve dhe të neutralizojë skenarin eventual të Putinit e Vuçiqit.

Mënyra e duhur në këtë kontekst është bashkërendimi 100% me SHBA dhe me NATO-n. SHBA dhe NATO kanë në Kosovë përgjegjësi të sigurisë po edhe përgjegjësi morale, prandaj harmonizimi me ta duhet të jetë i plotë.

Nuk është kohë për të shitur çallëm, po për të marrë vendime të përgjegjshme e plotësisht të koordinuara me SHBA-në e me NATO-n.

Të ngjashme