Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 8 maj në Romë do të takohet me nënkryetarin e Qeverisë italiane Matteto Salvini dhe me të do të bisedojë për Kosovën, njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug.
Në mbrëmjen e po kësaj dite, Vuçiq në Tiranë, në margjina të samitit Bërdo – Brione, do të takohet me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.
Shefi i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Markoo Gjuriq dje ka paralajmëruar pjesëmarrjen e Vuçiqit në samitin Bërdo – Brione në kuadër të angazhimit të tij për zgjidhje e problemit Serbi-Kosovë.
Javën e shkuar Vuçiqi në Pekin kishte folur rreth Kosovës me presidentin rus Vlaidmir Putin dhe me atë kinez Xi Jiping.
Pas kësaj, ai kishte qëndruar në samitin e Berlinit që për fokus kishte vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.