Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Borrell takohet edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësuesit evropianë mbahet gjatë së martës.
Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.