Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, nuk i përjashton siç tha ai “sulmet e shqiptarëve në veri të Kosovës” dhe beson se demarkacioni me Kosovën është një zgjidhje e mirë për Serbinë, pasi që perëndimi e kundërshton atë.
“Kur e dini se kush po i udhëheq shqiptarët dhe për çfarë janë të gatshëm e nuk përjashtoj një skenar në të cilin me armë do të shkonin në veri të Kosovës, por unë përjashtoj mundësinë e përsëritjes së krimeve të tilla pa reagimin e Serbisë”, tha ai për Veçernje Novosti.