Vulin e quan Thaçin kriminel: Është koha të heshtësh

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 17:46 | Nga

Deklarata e Thaçit i cili tha se “kërcënimet e Serbisë do të marrin përgjigje sin ë vitin 1999”, po vazhdon të nxit reagime të ashpra në shtetin serb.

Pas Vuçiqit e Gjuriqit, ka reagur edhe politikani kontravers serb, ministri i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin e ka quajtur kriminel presidentin e Kosovës.

“Serbia nuk e kërcënuar nga askush dhe sidomos jo në provincën e saj jugore, dhe kjo nuk është politika e paqes, por politikë e tillë si e Thaçit që para disa kohe e dogjën Ballkanin”, tha Vulin transmeton lajmi.net

Ai tutje ka kërkuar nga presidenti i Kosovës të heshtë, dhe të mos kërcënojë.

“Është koha që krimineli të heshtë”, përfundon reagimi i ashpër i Vulinit.

Zyrtarë të lartë nga Serbia deklaratat e Thaçit i cilësuan si thirrje për luftë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme