Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksander Vulin, s’është fare optimist se institucionet në Kosovë do ta hartojnë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda katër muajve të ardhshëm, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Europian.
Madje ai thotë se ky afat është veç një pretekst për shtyrje të mëtutjeshme.
Sipas tij, përse Prishtina zyrtare do të bëjë për katër muaj, atë që nuk e bëri për plot pesë vjet.
“Kjo nuk është as një çështje nëse BE po ushtron presion ndaj dikujt, nëse ka jep një ultimatum për dikë, por nëse do të respektohet marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja është e qartë dhe e shkruar mirë dhe kjo është vetëm një përpjekje për të vonuar më tej”, ka deklaruar Vulin.