Vulin: ShBA e BE, s’mund të ma ndryshojnë vendimin për paradën e LGBT-së

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se vendimin për paradën e LGBT-së nuk mund ta ndryshojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as Bashkimi Evropian.

Kështu i’u është kundërpërgjigjur deklaratave të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Emmanuel Giofre, në të cilat ata theksuan se janë të sigurt se shëtitja e komunitetit LGBT në “Europride 2022″ do të bëhet pavarësisht vendimeve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Vulin, mes tjerash, thotë se vendimin e MPB-së mund ta ndryshojë vetëm gjykata, por jo ambasadorët.

“Ambasadori i ShBA-së z. Hill dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, ambasadorët e respektuar nuk shprehën shpresën se kundërshtarët e Europride do të lejohen të ecin pa marrë parasysh vendimet e organeve kompetente. Mbledhja e tyre nuk i nënshtrohet të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka paragjykime të tilla, ne nuk i përçajmë qytetarët e Serbisë dhe respektojmë të drejtën e secilit për të shprehur mendimin e tyre, por kujdesemi edhe për sigurinë e secilit, kështu që nuk marrim vendime të bazuara në ideologji apo ndonjë paragjykime të tjera”.

“Në përputhje me ligjin, në bazë të vlerësimit të personelit profesional, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për ndalimin e të dy shëtitjeve dhe ka konfirmuar vendimin në shkallë të dytë”.

“Vendimin e MPB-së mund ta ndryshojë vetëm gjykata, por ambasadorët jo. Presioni mbi drejtësinë nuk është në përputhje me vlerat e shpallura të Bashkimit Evropian për të cilat ne përpiqemi me kaq këmbëngulje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ishte e mundur që asnjë ambasador të shprehte shpresën se autoritetet kompetente shtetërore do të veprojë në përputhje me bindjet ose qëndrimet e tij. Në Serbi respektohet ligji dhe kujdeset për interesat e Serbisë, të gjithë të tjerët do të dëgjohen me respekt, por vetëm ligji dhe vetëm qytetarët tanë do të respektohen. MPB rithekson qëndrimin e saj se nuk do të ketë marshime që mund të çojnë në konflikte të kota dhe të panevojshme që mund të jenë të dëmshme për interesat e Serbisë dhe qytetarëve tanë, besoj se këtë shpresojnë ambasadorët e respektuar Hill dhe Giofre”, tha Vulin.

Të ngjashme