Vulin: Shqipëria e Madhe duhet ndalur – stopimi t’i bëhet në Kosovë

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 17:14 | Nga

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka qenë një tjetër zyrtar nga Beogradi, mes shumë të tjerëve, që kanë reaguar ndaj deklarimit te Edi Ramës, se Shqipëria e Kosova në të ardhmen mund të kenë një president mbarëkombëtar, shkruan RTS.

“Ideja që shqiptarët të jetojnë në një vend dhe të kenë një president është dëshmi për Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vulin.

Vulin, duke komentuar deklarimin e Ramës, tha se zgjerimi i Shqipërisë së Madhe duhet ndalur.

“Shqipëria e madhe më në fund, pas shekujsh, duhet të ndalet. Besoj se Kosova është vendi i duhur për ta bërë këtë”.

“Për këtë arsye unë edhe kam propozuar që demarkimi mes nesh dhe Shqipërisë të bëhet në Kosovë, ku zgjerimi do të ndalje”.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk e ka guximin për këtë – ne e kemi”.

“Gjithkush duhet ta dijë dhe ta kuptojë; nëse shqiptarët thonë se ata duhet të kenë politikë të jashtme të përbashkët ose president të përbashkët, do të jetë shumë e vështirë të shpjegohet, për shembull tek serbët, se përse ata nuk e kanë një president të përbashkët, pasi që edhe ne jetojmë në disa shtetet në Ballkan”, ka thënë Vulin.

“Prandaj, kjo është një kërcënim i madh për sigurinë dhe paqen në Ballkan dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet këmbëngulës për paqen në Ballkan, nëse ata nuk janë të aftë për këtë, atëherë duhet të jemi ne që jetojmë këtu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme