Vulin uron mbështetësin e Millosheviqit: Shkrimtar i shkëlqyer, për serbët edhe njeri i madh

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Perëndimi do t’ju shohë si një shkrimtar të madh, serbët nuk do të kenë asgjë për të thënë aty, sepse para se t’ju lexojnë, serbët ju panë si një njeri të madh.

Kështu thuhet në urimin që ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i ka bërë shkrimtarit austriak që fitoi Nobelin për Letësi, Peter Handke e që njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviqit.

“Lajmi se ju jeni fitues i Çmimit Nobel për Letërsi konfirmoi se virtyti, si uji, gjithmonë gjen disi rrugën e vet dhe se lufta për të drejtën e lirisë dhe zgjedhjes nuk zgjidhet as kot. “, Tha Vulin në urimin e tij.

Vendimi që shkrimtari Peter Handke të shpërblehet me Nobel ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.

Handke nuk e kishte fshehur simpatinë që ka pasur për  Sllobodan Millosheviqin, madje ai kishte qenë edhe në funeralin e tij ku kishte mbajtur një fjalim të shkurtër.

“Jam i lumtur të jem afër Sllobodan Millosheviqit, që mbrojti popullin e tij” kishte thënë ai në Sheshin e Lirisë në Pozharevc, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme