Vulin: Ushtria serbe e gatshme t’i mbrojë serbët në Kosovë

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha sot se Ushtria Serbe është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Komandantit Suprem – Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq dhe të mbrojë jetën e serbëve në Kosovë.

“Kemi siguruar të gjitha parakushtet, pavarësisht nëse do ta bëjmë këtë apo jo, kjo është çështje e udhëheqjes shtetërore”, tha Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai tha se Vuçiq çdo ditë po përkujdeset nëse ushtria është në gjendje të bëjë atë që duhet, për të ndihmuar popullin serb.

Vulin tha se “serbët në Kosovë janë duke luftuar për të duruar dhe Serbia do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata”.

Ai tha se pala kosovare ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (SAA) dhe CEFTA-s dhe se vendimet e Prishtinës nuk mund të parashikohen.

“Ajo që i takon Serbisë, ne e bëjmë, por ne mjaft jemi dëshmuar në Evropë, është koha që ata të dëshmohen”, tha Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme