Vullnetarë të shumtë e shumë vullnet për ndryshim në PSD

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate sot është takuar me shumë vullnetarë të cilë janë të gatshëm të kontribojnë për ndryshim dhe një qeverisje të re të zhvillimit dhe mirëqenies

“Dëshira e madhe për ndryshim është shtysa e një vullneti të patundur për ta mbërritur atë. Kjo këmbëngulësi për një mendësi të re qeverisëse ka bashkuar përreth PSD-së vullnetarë të shumtë.

Numri i tyre po rritet përditë, e bashkë me ta edhe shpresa dhe mundësia për një qeverisje të re të zhvillimit dhe mirëqenies. 

Kontributi i secilit është një hap që afron drejt ndryshimit. Bashkohuni me PSD-në për fitoren e përbashkët!

Të ngjashme