Të martën në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri, një i dyshuar i mitur derisa kishte drejtuar motoçikletën nga pakujdesia dhe duke mos respektuar shenjën në rrethrrotullim kishte goditur veturën të cilin e drejtonte viktima mashkull, me ç’rast drejtuesi i motoçikletës pëson lëndime trupore si dhe pasagjeri në veturën e lartcekur.
Të lënduarit pasi kanë marrë tretman mjekësor në Vushtrri, janë liruar, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.