Vushtrri: Tejkaloi shpejtësinë, gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj

Prishtinë | 03 Mar 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Një shofer është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

Ai ka qenë duke vozitur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Gracë, me shpejtësi 132 km/h ku zona e kufizimit ka qenë 80 km/h.
“Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.”

Të ngjashme