Komuna e Vushtrrisë njofton qytetarët se ndriçimi publik është përballur me shkyçje nga KEDS-i për shkak të borxheve ndaj energjisë.
Situata është pasojë e përmbarimit të mjeteve të Komunës për përmbushjen e Kontratës Kolektive, ku mbi 3.5 milion euro janë marrë vetëm në vitin 2025.
Kryetari Ferit Idrizi bën të ditur se po ndërmerren veprimet për normalizimin e gjendjes, përfshirë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për tejkalimin e të hyrave vetanake dhe pagesën e faturave të energjisë.